1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë që akuzohet se ndihmoi Lladrovcin për sulmin fizik, ishte suspenduar si i dyshuar që kushtëzoi një femër

Një ditë para zgjedhjeve të 17 tetorit, Ramiz Lladrovci kishte sulmuar fizikisht mësimdhënësin Fatmir Dugolli, që është pëkrahës i kandidatit për kryetar komune, Driton Ajazit.

Në shkresën Rrjetit Rinor – Drenas drejtuar Kryeprokurorit të shtetit, Ardian Bajraktari – zyrtar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë, akuzohet nga kjo OJQ për ndikim në prokurori që rasti i Ramiz Lladrovcit të mos cilësohet vepër penale.

Por kush është Ardian Bajraktari?

Ai punon në Ministrinë e Drejtësisë, ku para 6 viteve ishte suspenduar nga puna për shkak se akuzohej se ka kushtëzuar një femër. Asokohe ishte raportuar se Ardian Bajraktari e kishte kushtëzuar një femër, duke e detyruar të dal në kafe dhe t’ia jap numrin e telefonit, nëse donte ta merrte doracakun falas.

Shkrimin e rastit të suspendimit e kishte raportuar edhe Klan Kosova, të cilin mund ta lexoni më poshtë: https://klankosova.tv/ministria-e-drejtesise-suspendon-ardian-bajraktarin-kushtezoi-nje-femer/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img