Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj e ka akuzuar për mashtrim kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, pasi e njëjta dje ngriti lart dy gishtat simbol ky i kësaj partie, pas përfundimit të seancës.
Advertisement
E menjëherë pas këtij veprimi, ajo bëri një fotografi me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndaj kësaj ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
“Me ata dy gishta Vjosa tanimë mund të mashtroi vetëm vajzat e saj binjake!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.