-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i LDK-së publikon pamje: Gjendja në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, skandaloze

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka publikuar pamje “skandaloze” të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.

Ai ka thënë se edhe bizneset po preken prej kësaj, duke thënë se pamundësohet edhe qasja e klientëve.

“Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.

Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet.” – ka shkruar tutje Azemi.

Postimi i plotë:

Gjendja aktuale në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është skandaloze.

Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale. Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese.

Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.

Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img