2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i LDK-së përfundon dëshminë në Hagë: Nuk kërkojë mëshirë nga ju por drejtësi

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci, e ka përfunduar dëshminë e nisur të mërkurën në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Në fund ai i tha gjykatës që të mos bien pre e dëshmitarëve të manipuluar dhe shantazhuar. Kështu ai tha se nuk kërkon mëshirë por drejtësi nga gjykata.

“Kërkoj nga ju jo mëshirë, por kërkoj drejtësi dhe jam shumë i bindur se do të vendosni drejt, do t’i analizoni mirë të gjithë dëshmitarët, të mos bini pre e dëshmitarëve të manipuluar, shantazhuar, por t’i analizoni mirë rrethanat në të cilat kemi vepru, kemi punu që kanë qenë tejet të vështira dhe uroj të mos i ndodh asnjë populli, asnjë kombi ajo që na ka ndodh neve. Ju falënderoj juve dhe ju përshëndes të gjithë që jeni këtu dhe e përshëndes edhe Salih Mustafën që e konsideroj të pafajshëm”, tha ai në fund.

Ndërkaq, Gjatë rimarrjes në pyetje nga avokati Julius Von Bone, ky i fundit e ka pyetur nëse me Brahim Mehmetaj kanë diskutuar për atë që po dëshmon Borovci.

Kurse, Borovci ka deklaruar se me Brahim Mehmetaj kanë diskutuar çështje politike, pasi dëshmitari është veprimtar i LDK-së, kurse Mehmetaj i AAK-së dhe tha se ata janë fqinjë e janë rritur bashkë.

I njëjti ka mohuar se dikush i ka thënë që të dëshmojë diçka në dobi të Mustafës.

“Në këtë dëshmi që keni dhënë, a keni thënë të vërtetën”, pyeti avokati.

“Të vërtetën e kam thënë para jush, edhe dje dhe sot. Si atëherë, sikur sot”, ka thënë Borovci.

Tutje, dëshmitari Borovci, ka thënë se deri me 12 qershor ka qenë në Butovc, ditën kur kanë hyrë forcat paqeruajtëse në Prishtinë dhe anë e mbanë Kosovës.

I pyetur se a ka pasur informacion për deklaratat që Mustafa ka dhënë për ZPS-në, lidhur me atë çka është thënë në deklarata.

“Nuk jam marr shumë me deklarata, ajo ishte risi e djeshmja për herë të parë që e pash këtu e lexova, me përjashtim përmes mediave që jemi informu, përmes mediave, portaleve”, ka thënë ai.

Tutje, dëshmitari tha se nuk ka pas informacion tjetër nga askush, përpos përveç portaleve, mediave elektronike.

“Dje juve ju tregua një dokument, a ishte hera e parë që e patë dje, për dokumentin që ju tregoi prokurorja e kam fjalën, që ishte një pjesë e deklaratës së dhënë nga Mustafa”, tha avokati Von Bone, kurse dëshmitari konfirmoi këtë.

Dëshmitari tha se ka rezerva lidhur me atë pjesë dhe tha se ka pasur rastin ta takoj të njëjtin në Butovc tre apo katër herë dhe tha se nuk kishte njohuri për atë deklaratë, ku Mustafa kishte thënë se kishte qenë në Zllash.

“Çfarë ju thatë këtu para trupit gjykues lidhur me kohën në cilën periudhë e keni takuar në Butovc, a është e saktë”, pyeti avokati.

“Më shpëton për shkak të kujtesës largësisë, përndryshe kur e them një çështje nuk e harroj lehtë. Kështu e kam thënë në deklaratë te ju, dje në betim, por edhe sot në betim e them të njëjtën. E saktë ashtu si e kam thënë unë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Borovci, ditën e mërkurë kishte deklaruar se dy javëshin e parë të muajit prill të vitit 1999, Mustafa ka qenë në Butovc, ku e kishte parë tre apo katër herë. Ndërkaq, prokuroria i kishte thënë se Mustafa ka deklaruar se atë kohë ka qenë në Zllash. Mirëpo, dëshmitari sërish sërish kishte thënë se mendon se ka qenë në Butovc, kurse tha se a ka qenë apo jo në Zllash nuk e di pasi nuk ka qëndruar me të ditë e natë.

Më pas, gjatë të enjtes pas përfundimit të rimarrjes në pyetje nga mbrojtja, dëshmitarit pyetje i kanë parashtruar pyetje trupi gjykues.

Ai konfirmoi se nuk e ka parë çdo ditë Salih Mustafën.

Borovci deklaroi se në vitin 1998 fillimisht ia kanë dhënë informacionet Isa Kastratit, ndërkaq tha se në vitin 1999 ia kanë dhënë informacionet Mustafë Sopit.

“Unë personalisht ja kam dhënë informacionet edhe Isa Kastratit se e kam pas kryetar dege, dhe Mustafës se kam pas njohje 40 vjeçare, e kam pas profesor, i kam besu, kurse njohje Mustafa ka pas me Salih Mustafën”, tha ai.

Tutje, ai deklaroi se gjatë vitit 1999 kanë informuar Isa Kastratin dhe kanë informuar edhe Mustafë Sopin, duke shtuar se nuk kanë qenë dy linja të ndara, pasi kanë qëndruar bashkë me të dy. Kurse, tha se më vonë informatat ia kanë dhënë Mustafë Sopit pasi Isa Kastrati ka kaluar në zonën e Llapit.

Kurse, i pyetur se kujt i raportonte Mustafë Sopi, ai tha se atëherë nuk e kanë ditur kujt i raportojnë as Kastrati as Sopi, por se mendja jau ka marrë që Kastrati ka lidhje me zonën operative të Llapit, ndërkaq tha se Sopi u ka treguar se Salih Mustafën e ka pasur nxënës, ka qenë në burg, e ka familje të mirë.

“Na tregonte se është një patriot dhe në bazë të kësaj ne nuk e pyetnim për shkak se edhe me rujt Mustafën, edhe aj me na rujt neve, që në rast se biem”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img