-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i LDK-së paralajmëron rritje të koeficienti të pagave: Qeveria do të përdorë buxhetin për blerjen e votave

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar se Qeveria Kurti do ta rris koeficientin e pagave afër zgjedhjeve.

Ai ka bërë me dije se kjo do të bëhet me qëllim të blerjes se votave të qytetarëve.

Sipas tij, Qeveria është dashur të reagoi më herët për ta lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Nëse e shikojmë nga ana e vlerës financiare duke supozuar që një pagë mesatarë në vend është rreth 500 euro, atëherë secili qytetarë sot merr rreth 60 euro më pak, nëse merret për bazë paga mesatare. Dhe në vend që të kishte përmirësim të kushteve të jetesës, Qeveria edhe nuk ka vepruar edhe është sillë me arrogancë edhe tani krejt në fund do të përdorë buxhetin për blerjen e votave të këtyre qytetarëve të varfëruar” ka thënë Rukiqi për Express.

Ai ka vlerësuar se kësaj qeverie nuk i intereson mirëqenia e qytetarëve, por vota e tyre.

Pra, kjo është politika e mbrapshtë e Qeverisë, që nuk i intereson koha kur duhet të veprohet për përmirësim të jetës së qytetarë, por iu intereson vetëm cikli zgjedhor dhe të shpërndajë para gjatë këtij cikli duke synuar të rrite koeficientin, që nga kjo rritje të blejë vota”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img