1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i Lartë i SHBA-së: Administrata e re do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Ministri Dervishaj dhe ndihmëssekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Sigurisë, Alan Bersin, kanë vizituar Portin e Durrësit, ku kanë ndjekur nga afër zbatimin e masave të sigurisë në portin më të madh në vend.

Gjatë fjalës së tij ministri i Transporteve ka vlerësuar vizitën e zyrtarit të lartë amerikan në vende, teksa ka theksuar se “prania e zotit Bersin këtu shenjë e qartë e bashkëpunimit që kemi me SHBA”. “Bashkëpunimi është i shkëlqyer, por ne kërkojmë që të rrisim edhe më shumë kapacitetet. Jemi të angazhuar maksimalisht të përmbushim sfidat dhe detyrimet tona për sigurinë”, tha ministri Dervishaj.
Ndërsa gjatë fjalës së tij Ndihmës Sekretari Bersin e falënderoi ministrin Dervishaj për mikpritjen teksa vlerësoi se në këtë port është i kënaqshëm. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në aspektin e sigurisë. Jam besimplotë se edhe Administrata e re Amerikanë do vazhdojë të mbështesë palën shqiptare”, tha Bersin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img