Brahim Mehmetaj “Bimi” është dëshmitari i parë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë.
Ai në seancën e së mërkurës pritet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes dhe palëve të tjera në procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mehmetaj është kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.
Më parë, ai ka ushtruar funksione në Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Paparaci.
Në fillimin e dëshmisë së tij, Mehmetaj bëri të ditur se Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i është bashkuar qysh në themelimin e saj, në vitin 1989 apo 1990.
Në këtë parti, ai deklaroi se ka qenë kryetar i degës së rinisë për Prishtinë, anëtar kryesie në nivel të degës e deri në anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.