Një zyrtar i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve ka thënë se zgjedhjet në Zubin Potok i ka fituar kandidati i PDK-së Izmir Zeqiri.
Këto komente ai i bëri në Klan Kosova.
Në Zubin Potok gara zhvillohet mes dy kandidatëve, Izmir Zeqiri nga PDK dhe Flatron Hasani i Vetëvendosjes.
Sipas tij, 196 vota ka PDK me ndërsa 180 i ka VV.
Në Zubin Potok ka pasur 385 votues apo 5.78 për qind, në zgjedhje që u karakterizuan për dalje të ulët të qytetarëve.