Një pjesëtar i KFOR-it, është shtrirë pa ndjenja gjatë së dielës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore.
“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të ju njoftojmë me kohë!”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli./Prishtinapress/