Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar të dielën, pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u fotografua në Budvë një ditë më parë, teksa po pushonte në një jaht luksoz, që raportohet të jetë në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.
Berisha ka thënë se nuk është etike që të përdoren fëmijët dhe bashkëshortja si arsyetim për veprime publike, si rasti i jahtit në Budvë.
“Per dallim prej zv.kryeministrit Ramiz Kelmendit, une nuk i di ‘protokolet’ e jahtes ngase nuk e kam pasur ate mundesi. Ajo çfare mund te komentoj per kryetarin e Prishtines z.Ahmeti, eshte fotoja me familje. Nuk eshte etike te perdoresh femijet e bashkeshorten si arsyetim per nje veprim ‘jahte’ apo çfaredo veprimi tjeter publik. Ajo çfare i kerkohet z.Ahmeti, jane raportet dhe ‘detyrimet’ si zyrtar publik dhe ai duhet te perballet vet”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.