Kryetari i Degës së AAK’së në Prishtinë, Avni Arifi është përfshirë ne debatin se kush e solli ujin 24 orë në Prishtinë, pas zellit të LDK’së dhe Vetëvendosjes për ta përvetësuar projektin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj.
Arifi ka thënë se në Prishtinë dikush duhet të marrë merita edhe për kunjat në Prishtinë.
Ky zyrtar i AAK’së nuk e ka sqaruar nëse po ironizon me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili një kohë të gjatë ishte marrë edhe me autobusët.
Në fakt, Arifi i ka përmendur edhe autobusët e Prishtinës duke thënë se debati i ri ka filluar ende pa u shterur i vjetri.
“Ky debati për ujin shumë i lezetqëm. Nfakt pak si i shpejtë se ende s’kishte përfunduar debati i autobusëve???!!! Pra për momentin i kemi si shoqëri katër tems akademike: Kush e ndali vozin? Kush e boni ushtrinë? Kush i pruni autobusat? Kush e shpoi bunarin???? Këtyre që po i kërkojnë këto të drejta intelektuale pronësore është mirë bile diçka me ju dhanë me letra si meritë. Psh meritat për kungja….bile diçka. Rritnu pak ju fëmijë të këtij vendi”, ka shkruar Arifi.