1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët që dyshohet se morën ryshfet që disa të dënuar mos t’i dërgojnë në burg përfundojnë vet në paraburgim

Hetimi i Njësisë së Krimeve Ekonomike në koordinim me Prokurorin e Shtetit i nisur që disa javë rezultoi me identifikimin e dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë të dyshuar për korrupsion. Ndaj dy zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare tashmë është marrë një vendim për masën e sigurisë.

Zyrtarët Ismajl Ismajli dhe Deli Halili, po dyshohen se kanë marrë të holla si ryshfet në mënyrë që të arrijnë të ndikojnë që persona të caktuar ndaj të cilëve ka pasur urdhëresa mos të dërgohen në burg.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve I.I dhe D.H për shkak të dyshimit se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe dy të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj për secilin, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img