Të paktën 634 persona kaluan në Egjipt të enjten përmes pikës kufitare Rafah, kanë thënë zyrtarët, duke përfshirë më shumë se 400 persona me shtetësi dyfishtë.
Kjo është një përmbledhje e atyre që dolën nga Gaza në Egjipt, sipas Autoritetit të Kalimit të Rafahut:
413 persona me shtetësi të dyfishtë
121 pacientë palestinezë
78 palestinezë që shoqërojnë pacientët
10 anëtarë të Kombeve të Bashkuara
8 nga “Mjekët pa Kufij”
4 shtetas të Emirateve
Tutje, bëhet e ditur gjithsej 70 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza, duke përfshirë një ngarkesë prej 79 mijë litrash karburant.