Site icon PrishtinaPress

Zyrtarët e VV’së në Spanjë marrin pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që është mbajtur në Madrid të Spanjës.

Partia që qeverisë me Kosovën është e deklaruar si socialiste dhe marrin pjesë në organizime të tilla.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje është përbërë nga , Zv.ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, anëtarja e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Anila Vrajolli si dhe Sebastien Gricourt.

Ky delegacion është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, i cili i përket të njëjtës linjë ideologjike.

“Mbledhja e Këshillit ishte e përqendruar kryesisht në punimet për ndryshimet statutore të organizatës si dhe diskutimet edhe për tema të ndryshme me interes të veçantë për vendet respektive. Në këtë drejtim Zv.ministrja Liza Gashi prezentoi para të pranishmëve arritjet dhe progresin e Republikës së Kosovës gjatë mandatit qeverisës të Lëvizjes sonë”.

“Përgjatë punimeve të Këshillit delegacioni ynë zhvilloi takime të shumta nga të cilat theksojmë atë me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, Sekretaren për Marrëdhenie Ndërkombëtare të PSOE, Hana Jalloul, Kryetarin e YES, Enric Lopez, Sekretarin e IUSY, Bruno Gonçalves, nga Forumi Euroatlantik, David Balsa si dhe delegacione të ndryshme të shumë shteteve pjesëmarrëse nga rajoni e bota”, thuhet në njoftimin e VV-së. 

Exit mobile version