5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët e MPJ-së kundërshtojnë emërimin e Gashit në Departamentin për Çështje Ligjore dhe Traktate

Emërimi i Zenel Gashit në pozitën e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të Departamentit për Çështje Ligjore dhe Traktate në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka nxitur reagime të disa zyrtarëve në këtë ministri.

Gazeta Blic ka siguruar disa letërkëmbime ndërmjet disa zyrtarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie në lidhje me emërimin e Gashit në krye të atij departamenti dhe për çështjen e gradimeve

Ishte fillimisht zyrtari Imer Berisha, ai i cili kishte reaguar për zgjedhjen e Zenel Gashit.
“Është dashur me na njoftu edhe ku janë emëru udhëheqësit e Divizioneve, e jo na me marrë vesh nëpër korridore. E kam fjalën për z. Zenel Gashi. Unë nuk jam informuar kurrë se ai është udhëheqës i Divizionit për Çështje Juridike (e kam përmend disa herë lighore është term i gabuar), veç kam dëgju nëpër korridore”, thuhet në emailin që më 18 korrik ia kishte dërguar sekretarit të Përgjithshëm në MPJ, raporton Gazeta Blic.
Untitled
Pos Berishës, ndaj këtij emërimi ka reaguar edhe zyrtari tjetër në MPJ, Avni Hasani, ku Gazeta Blic do t’ju sjell të plotë letrën e tij:
avni
avni1
Kjo është përgjigja e Fitim Sadikut, drejtuar Avni Hasanit:
fiti
Kjo ndërkaq, është përgjigja e dytë e Hasanit drejtuar Sadikut:
prin
prinnn

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img