1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët e kompanisë “Ambienti” po intervistohen, pritet ndalimi i tyre

isa zyrtarë të kompanisë së pastrimit “Ambienti” në Pejë, janë dërguar në zyrat e Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe po merren në pyetje.

Burimet e IndeksOnline të afërta me aksionin kanë thënë se pas intervistimit, prokurori i rastit pritet të nxjerr vendim për ndalimin e tyre.

Aksioni i Prokurorisë Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike ka nisur mëngjesin e sotëm.

Ky operacion mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë që është realizuar në kohën e fundit, për arsye të profilit të njerëzve që pritet të ndalohen.

Zyrtarët që po intervistohen dyshohet se përgjatë viteve kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ndërkaq për aksionin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera”, tha Baki Kelani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img