Në zyrat e OVL-UÇK-së kanë arritur zyrtarë të Dhomave të Specializuara të cilët kanë ardhur për të marrë dosjet e pranuara dje nga kjo organizatë.
Dy zyrtarët e Dhomave të Specializuara tashmë janë në takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
Mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dje ka bërë të ditur se materiale të tjera janë dërguar në zyrat e OVL-së së UÇK-së.
Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre./KP/