1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët amerikanë e kinezë takohen sot, diskutime mbi luftën në Ukrainë

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet të hënën në Romë me kryediplomatin kinez Yang Jiechi për të diskutuar rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimit të tij në sigurinë rajonale dhe globale, tha një burim në dijeni të takimit.

Zyrtari, i cili nuk u identifikua tha se në fakt takimi kishte qenë i planifikuar prej kohësh, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Uashingtoni dhe Pekini për të mbajtur kanale të hapura komunikimi dhe për të menaxhuar çështjet tregtare, por ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ishte një temë e rëndësishme.

Ky takim po zhvillohet në kontekstin e një lufte të pajustifikuar e brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndërsa Kina është rreshtuar me Rusinë për të avancuar vizionin e saj për rendin botëror. Ndaj pres që ata të diskutojnë mbi ndikimin e luftës së Rusisë ndaj sigurisë rajonale dhe globale”, tha i njëjti burim.

Nga takimi nuk pritet ndonjë rezultat specifik, shtoi zytari amerikan.

Është e rëndësishme që zyrtarët kineze të dëgjojnë drejtpërdrejt nga këshilltari i sigurisë kombëtare se si e shohim ne (SHBA) situatën”, tha zyrtari amerikan.

Sulmi rus, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, ka bllokuar me mijëra civilë në qytetet e rrethuara dhe ka detyruar 2.7 milionë ukrainas të largohen nga vendi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione të gjera e të pashembullta kundër Rusisë dhe kanë ndaluar importet e saj të naftës. Po kështu Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Uashingtoni i ka bërë thirrje Kinës, vendeve të Gjirit apo edhe atyre që nuk e kanë dënuar sulmin rus të bëhen pjesë e masave për izolimin e Rusisë nga ekonomia globale.

Pekini, një partner kryesor tregtar i Rusisë, ka refuzuar t’i quajë veprimet e Rusisë si sulm, megjithatë Presidenti kinez Xi Jinping javën e kaluar bëri thirrje për përmbajtje maksimale në Ukrainë, pas një takimi virtual me Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidentin francez Emmanuel Macron.

Zoti Xi shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e sanksioneve në financat globale, furnizimin me energji, transportin dhe zinxhirët e furnizimit, mes shenjave në rritje se sanksionet perëndimore po e kufizojnë aftësinë e Kinës për të blerë naftë ruse./VOA/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img