Mbrojtësi Melos Zenunaj është futbollist i ri i skuadrës së Lirisë nga Prizreni.
Qendërmbrojtësi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, derisa me prizrenasit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
“Pres të dëshmohen dhe me klubin të arrijmë objektivat”, ka thënë 22-vjeçari pas arritjes së marrëveshjes me “bardhezinjtë”.
