-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Vendoset për akterët e video-skandalit në futbollit kosovar

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje: Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, morën disa vendime sidomos për akterët që dyshohej në kurdisje të ndeshjeve.

Futbollistët e Besës lirohen në mungesë të fakteve. Arben  Beqiri, Fatmir  Rexha e Vildan  Gutiq, ishin te dyshuar që nuk u angazhuan kundër Trepçës, të cilën sfidë e humbën me rezultat 3:1. KF Llapi për organizim jo të mirë në takim me Drenicën, dënohet me një ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e spektatorëve.

Ndërkaq, rasti i ndeshjes ndërmjet Ramiz Sadikut të Prishtinës dhe Ballkanit nga Theranda, ku kryetari i therandasve sipas trajnerit Gëzim Hasi, u ka kërkuar me ia lëshuar lojën prishtinasve, kjo nuk u pranua nga futbollistët.  Gëzim Hasi është dënuar me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për katër muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Florim Kryeziu, kryetar i KF Ballkanit nga Theranda, lirohet në mungesë faktesh dhe i njëjti mund të vazhdojë aktivitetin e tij në klub. Në anën tjetër, futbollisti i Kikës nga Hogoshti, Artan  Xhaqkaj, e Festim  Meqaj i KF Arbëria nga Dobraja, u dënuan me tri ndeshje për sjellje josportive,  Fitim Hoxha i KF Kikës suspendohet me katër ndeshje për shkak se goditi lojtarin kundërshtar. Ardit  Shala, lojtar i juniorëve të Llapit u dënua me dy ndeshje, kurse Djellon Dragusha i FC Prishtina me 4 ndeshje. Fatlum  Lleshi, lojtar i Vëllaznimit, dënohet me tri ndeshje sikurse edhe Dinor  Ballovci i KF 2 Korrikut, Ardi  Krasniqi i KF Besa e Pejës e Malësor Ajeti i Hajvalisë.  Te seniorët, në rangun e Ligës së Dytë, Egzon  Pishtani i KF “Iliria” nga Vragoci, si dhe Agron Kola i Dukagjinit nga Novosella, dënohen me nga tri ndeshje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img