Shtëpia e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Slavia Prahës në Ligën e Konferencës.
Ballkani dhe Slavia përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të pestë kualifikues në Grupin G, raporton Demokracia.com.
Treshja e gjyqtarëve danezë do të ndajnë drejtësinë e kësaj sfide vendimtare për fatin e grupit për dy ekipet.
Morten Krogh do të jetë gjyqtar kryesor në këtë ndeshje, derisa Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl do të jenë ndihmësit e tij.
Mikkel Redder do të jetë gjyqtar i katërt në kryeqytet.
“Portokallezinjtë” e Ilir Dajës kanë katër pikë në pozitën e fundit, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë.
Lider është Sivasspori me shtatë pikë, njëjtë sikurse Cluji./