Nënshkrimi vjen pak ditë pasi Senati amerikan e ratifikoi protokollin me shumicë votash.
“NATO është kyçe për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi do të sinjalizojë për aspiruesit e tjerë se “dera për anëtarësim në komunitetin euro-atlantik mbetet e hapur”.
“Presidenti Trump uron popullin malazez për fleksibilitetin dhe angazhimin e dëshmuar ndaj vlerave demokratike të NATO-s”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Pas nënshkrimit të protokollit për Malin e Zi nga presidenti Trump, mbetet që këtë procedurë të verfikimit ta përmbyllin edhe Spanja dhe Holanda.
Zyrtarët malazezë presin që Mali i Zi të bëhet anëtar i barabartë i NATO-s në fund të majit apo fillim të qershorit.