Marc Andre ter Stegen e ka rinovuar kontratën e tij me FC Barcelonën.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi katalonas nëpërmjet një njoftimi në rrjetet e saja sociale.
Portieri gjerman e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028.
Sipas asaj që raportohet, rinovimi do të ndihmojë Barcelonën në rregullimin e pagave.
31-vjeçari është pjesë e Barcelonës nga viti 2014.