1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarë të MDIS-it, vizitojnë bizneset e diasporës në Kosovës

Zyrtarë nga MDIS-i, gjegjësisht nga Departamenti për Hulumtim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, kanë zhvilluar vizita në disa prej bizneseve të diasporës që kanë investuar në Kosovë, me theks të veçantë atyre prodhuese.

Stafi i DHPID i udhëhequr nga drejtoresha, znj. Shqipe Krasniqi, kanë vizituar “Stone Castel” dhe “Kosova Wine” me seli qendrore në Rahovec.

Ata janë takuar me pronarin e “Stone Castel”, Rrustem Gecin, dhe pronarin e “Kosova Wine” Fatmir Shehu,  të dy mërgimtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vendosën që të investojnë në Kosovë dhe të punësojnë qindra të rinj nga Kosova.

Zyrtarët e MDIS-it, i kanë inkurajuar ata për punën që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë dhe gjithashtu janë zotuar për krijim të lehtësirave edhe më shumë.

Shqetësimet e të dy kompanive ishin rreth politikave fiskale, gjë për të cilën edhe kanë kërkuar ndihmë nga MDIS-i.

MDIS e vlerëson lartë sektorin e verarisë, sepse përpos tjerash vera është produkt që e prezanton edhe shtetin e Kosovës.

Kompanitë në fjalë përpos  që kanë treg në Kosovë të produkteve të tyre, kanë arrit që të eksportojnë një sasi të konsiderueshme në disa shtete të botës dhe për këtë i janë falënderues institucioneve të Kosovës.

Përveç tyre stafi i DHPID ka zhvilluar takime edhe në kompanitë German Plast, LUNA shpk, APIKOS, Bletaria, Pejë, Joos Krasniqi shpk, Gurëthyesja Junik.

Të gjithë këta afaristë, shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën e bërë nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, duke e konsideruar atë si shprehje e kujdesit të shtetit ndaj tyre

Këto vizita janë realizuar bazuar në Strategjinë për Diasporën 2019-2023.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img