0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Zyrtarë të lartë të LDK-së që i kanë pasur milionat në duar, pjesë e të akuzuarve nga Specialja”

Avokati Tomë Gashi duke komentuar akuzat e aktivistëve të Vetvendosjes ka thënë se këtë të fundit po mbahen kot pasi ka mungesë të madhe të provave.

Ai ka thënë se provat që posedon Prokurorit në këtë rast janë qesharake, duke shtuar se kjo aktakuzë është ngritur për arsye politike.

Derisa për akuzat e mundshme në Gjykatën Speciale, Gashi ka thënë se nuk dihen me emra, por sipas raportit nuk ka imunitet nënpunësi më i vogël deri te posti i presidentit të shtetit.

Avokati Gashi ka thënë se le ta harrojë dikush që nëse BE përdersia ka investuar në gjykatë, nuk do ta kryejë punën e vet dhe kësaj pune madje sipas tij do t’i shkojë deri në fund.

“Mundet të ketë edhe zyrtarë të lartë të LDK-së që mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale”, tha Gashi duke shtuar se kjo Gjykatë nuk i njeh ligjet e Kosovës por i ka rregullat e veta.

Kurse sa i përket tentimit të ndërrimit të projektligjit për Gjykatën Speciale, Gashi ka thënë se kjo punë nuk do të bëhet pasi është e vonuar.

“Gjykata Speciale tashmë ju ka përfunduar e pamja moti”, ka shtuar si për ironi Tomë Gashi.

Ai ka theksuar se Kosova me këtë Gjykatë do të merret dikund 10 deri në 15 vite.

Këto komente ai i bëri në Rroum Roll me Fidan Jupollin në Rrokum.

https://www.youtube.com/watch?v=yh6udPIdR9E

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img