Menaxheri i skuadrës gjilanase, Ismet Munishi është suspenduar nga kryesia e Dritës pas video/skandalit të publikuar nga IndeksOnline
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Dritës e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Munishi do të suspendohet deri në zbardhjen e këtij rasti.
“Suspendimin e trajnerit Ismet Munishi (Deri në zbardhjen e rastit në fjalë) ( Të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa institucionet vendosin ndryshe)”, shkruhet në deklaratë
Kryesia e klubit gjithashtu, kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës të ndryshohet treshja e gjyqtarëve për ndeshjen e nesërme Drita – Prishtina.