Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, është bërë me skuadër të re në këtë kalimtar dimëror.
Sulmuesi 23-vjeçari është transferuar te skuadra turke Caykur Rizespor, e cila bën gara në Ligën e Dytë të Turqisë, transmeton Express.
Lajmi për transferimin e tij është bërë publik nga vetë faqja zyrtare e klubit në Twitter.
Ish-sulmuesi i Lirisë dhe Teutës së Durrësit, Besa Kavajës, Giresunsporit dhe Gençelbirliglit, ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.
Gjatë 4 viteve e gjysmë qëndrimi në Turqi, Muriqi ka shënuar në total 33 gola.