Albert Bunjaku është transferuar në Bundesliga 2
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, është larguar nga St. Gallen për t’u transferuar në Bundesliga 2 te skuadra e FC Erzgebirge Aue, transmeton Gazeta Express. Lajmi është konfirmuar nga dyja klubet.
Klubi zviceran ka falënderuar 33 vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2019, duke i uruar shumë suksese.
Në anën tjetër gjermanët janë shprehur të lumtur me transferimin e sulmuesit të Kosovës, për të cilin kanë vetëm fjalë të mira. /Express/