Stefano Pioli ka rinovuar kontratën me Milanin.
Klubi italian ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes së re me trajnerin.
Sipas kontratës së re, Pioli do të jetë i lidhur me “Rossonerët” deri më 30 qershor 2025.
57-vjeçari u emërua trajneri i Milanit më 9 tetor 2019.
Ai në sezonin 2021/22 udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit në Serie A.