E gjithë vëmendja e futbolldashësve të futbollit të Kosovës sot (e diel) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në kryeqytet, sonte, do të zhvillohet kryendeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Kjo super-sfidë ka zgjuar vëmendjen e opinionit të futbollit, derisa në tempullin “Fadil Vokrri” na pret një ndeshje e “zjarrtë” – sikurse në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna.
Klubi i Prishtinës tashmë e ka dhënë një përditësim të ri për punën e biletave.
Si rrallëherë, klubi kryeqytetas ka njoftuar janë shitur të gjitha biletat për këtë super-derbi.