KF Malisheva përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Rilind Haziraj.
Haziraj parparakisht ishte pjesë e Dritës, aty ku nuk arriti të gjejë mjaft hapësirë pas transferimit nga Fushë Kosova.
“Konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Dritën për transferimin e Rilind Haziraj. Rilindi luan si qendër sulmues dhe do të jetë një aset shumë i rëndësishëm në repartin ofanziv. Mirë se vjen Rilind dhe suksese!”, thuhej në njoftimin e Malishevës.

24-vjeçari është paraqitur në 11 ndeshje për Dritën ku ka arritur që të shënojë dy gola.
Transferimi i tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Malishevën në pjesën e mbetur të sezonit.
Malisheva momentalisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 29 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve të luajtura.