Milot Rashica është rikthyer në Turqi.
Sulmuesi kosovar edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Besiktasit, shkruan IndeksOnline.
Ai u transferua nga skuadra e Norwich për 5 milionë euro derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me pagë prej 2 milionë euro në vit.
Rashica sezonin e fundit ishte i huazuar te Galatasaray rivali i Besiktasit, ku arriti të shpallet kampion i Turqisë.