Ivan Rakitic ka përsëritur edhe një herë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona
Mesfushori kroat, Ivan Rakitic ka hedhur poshtë spekulimet e mediave se mund të largohet nga Barcelona. Ish anëtari i Sevillas ka konfirmuar se do të mbetet gjatë te gjiganti nga La Liga.
“E ardhmja ime i takon vetëm dhe ekskluzivisht Barcelonës. Unë dua të vazhdojë të luajë këtu dhe duke fituar trofe, pasi ky është klubi im”, ka deklaruar Rakitic për gazetën kroate Novosti, përcjell Express.
“Klubi tashmë është duke përgatitur një kontratë të re për mua, që do të thotë se e ardhmja ime te Barcelona është shumë e sigurt”, ka theksuar ai.