Lucas Hernandez edhe zyrtarisht është futbollist i ri i PSG-së.
Kampioni i Francës, e ka prezantuar sot ish futbollistin e Bayernit, shkruan IndeksOnline.
Hernandez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Lucas Hernández. Mbrojtësi ndërkombëtar francez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Klubin.”, thuhet në njoftimin e PSG-së.