Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: PSG-ja e zyrtarizon Luis Enriquen

Luis Enrique edhe zyrtarisht është trajner i ri i PSG-së.

Spanjolli është prezantuar para pak çasteve nga presidenti, Nasser Al-Khelaifi, shkruan IndeksOnline.

Enrique ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe do të jetë zëvendësues i Christophe Galtier.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë emërimin e Luis Enrique si trajner kryesor i ekipit të tij profesionist. Tekniku spanjoll ka nënshkruar kontratë për dy sezone.”, thuhet në komunikatën e klubit.

Enrique falenderoi klubin dhe pronarët për mundësinë e dhënë për ta drejtuar PSG-në.

“Fillimisht falenderoj klubin, pronarët, presidentin dhe drejtorin sportiv për besimin. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj se mund ta shpërblej këtë besim me trofe të rëndësishëm.”, tha tekniku spanjoll.

Exit mobile version