PSG e ka transferuar Leandro Paredes nga Zeniti.
Chelsea kishte kohë që po e kërkonte transferimin e mesfushorit, mirëpo skuadra franceze arriti ta rrëmbej atë, përcjell prishtinapress.eu
PSG i pagoi 40 milionë euro për transferimin e Paredes, ndërsa skuadra londineze tani duhet të shikoj diku tjetër.
Skuadra franceze e prezantoi zyrtarisht transferimin e Paredes, i cili do ta marrë numrin 8 në fanellë.