Site icon PrishtinaPress

ZYRTARE: Premier League implementon teknologjinë e re “gjysmë-automatike” të pozicionit jashtë loje

Në një mbledhje të aksionerëve të Premier Leagues sot, klubet ranë dakord njëzëri për futjen e Teknologjisë Gjysmë-Automatike Offside.

Sistemi i ri do të përdoret për herë të parë në Premier League sezonin e ardhshëm dhe parashikohet që teknologjia të jetë gati për t’u prezantuar pas një prej pushimeve ndërkombëtare të vjeshtës.

“Teknologjia do të sigurojë vendosje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarit dhe do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe transmetim për mbështetësit”, thuhet në njoftim. 

Kujtojmë se kjo teknologji do të përdoret edhe në Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Gjermani

Exit mobile version