Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me talentin e tyre spanjoll, Pedri, të cilit i ka vendosur klauzolë shumë të lartë.
Pedri do të jetë edhe për shumë vite pjesë e klubit nga Camp Nou.
Është vet Barcelona, e cila ka konfirmuar zgjatjen e kontratës për pesë vite.
Përveç kësaj, klubi katalunas i ka vendosur djaloshit një klauzolë marramendëse.
It's done #DreamTeen pic.twitter.com/7dbumsqJYB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 14, 2021
“FC Barcelona dhe lojtari, Pedro Gonzalez ‘Pedri’, kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri më 30 qershor të 2026”.
“Klauzola e lirimit është vendosur në 1 miliard euro”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.
???? @Pedri to sign new contract this Friday #DreamTeen
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 14, 2021