0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Në këtë stadium luhet ndeshja Ukrainë-Kosovë (Foto)

Në mes stadiumit të Krakovias që zë 15 mijë tifozë dhe atij të Wisla Krakowit, që zë 45 mijë, Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU) ka vendosur për të parin.
Në atë stadium Ukraina do të presë Kosovën, në ndeshjen e 9 tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”.
Është nënkryetari i FFU-së, Oleg Shkreba që e ka konfirmuar lajmin për mediat ukrainase, në orët e mbrëmjes së të hënës.
“Siç raporton Shkreba në një intervistë për ‘Channel Football”, FFU ka vendosur sot për stadiumin e Cracovias që zë 15 mijë tifozë, dhe i cili është në pronësi të klubit me të njëjtin emër”, shkruan ‘football.ua’, raporton GazetaOlle.com.
Po ashtu, edhe një herë është bërë e ditur se takimi do të luhet me praninë e tifozëve.
Takimi luhet në Poloni, pasi Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj.

kosova 1

kosova 2

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img