UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, por që u shty pas nisjes së luftës së Izraelit me Hamasin.
Sipas njoftimit, ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 do të zhvillohet më 12 nëntor.
Izraeli shpalli gjendje lufte më 7 tetor, pak orë pasi mijëra luftëtarë të grupit militant, Hamas, i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit për ta kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. /Klankosova.tv