1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Nagavci njofton mësimdhënësit se mësimi shtyhet deri me 26 shtator

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar edhe zyrtarisht se procesi mësimor do të shtyhet deri më 26 shtator.

Nagavci përmes një njoftimi në Facebook tha se do t’i zbatojnë rekomandimet e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik që procesi mësimor të shtyhet edhe për dy javë.

Ministrja tha se për këtë i ka njoftuar edhe mësimdhënësit.

“Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha”, shkroi Nagavci.

Tutje ajo tha se mbeten me shpresë që situata pandemike të stabilizohet dhe mësimi pas dy javësh të vazhdojë me prezencë fizike.

Postimi i plotë:

Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.

Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi. Andaj, me kënaqësi vizitova sot mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në SHFMU ‘Dardania’ në Prishtinë.

MASHTI në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit po vazhdojnë me organizimin e trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të rreth 1400 mësimdhënësve, të cilët këtë vit shkollor do të fillojnë zbatimin në praktikë të kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.

Trajnimi po mbahet për mësimdhënësit parafillor, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe përfshinë të gjitha fushat kurrikulare.

Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet.

Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha.

Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor.

Shëndet e mbarësi!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img