Malisheva ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.
Emri i radhës që zbarkon në stadiumin ‘Liman Gegaj’, është sulmuesi malishevas, Mendurim Hoti.
Pas dy viteve te Prishtina, Hoti ka vendosur të rikthehet në qytetin e lindjes, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me Malishevën.
Njoftimi i plotë i klubit:
Sulmuesi i krahut Mendurim Hoti, sot ka firmosur kontratë dy vjeçare me klubin tonë.
Viteve të fundit Mendurimi mbrojti ngjyrat e Prishtinës. Rikthimi i tij në Malishevë është një shtytje e madhe për repartin ofanziv. Klubi jonë ka synime të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur ato synime.
Të kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Mendurimin, i urojmë suksese në karrierë dhe jetë!.