Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka bërë një përforcim të madh.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka natyralizuar plejmejkerin amerikan, Malcolm Armstead.
Basketbollisti amerikan që pritej të vinte te Përfaqësuesja jonë në vitin e kaluar, më në fund e ka kompletuar kalimin, raporton prishtinapress.eu
Armstead do të bëhej pjesë e Kosovës qysh në vitin e kaluar në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë, por tani do ta ketë rastin të debutojë pikërisht ndaj tyre në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’.
29-vjeçari është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës të dielën, ndërsa ka filluar stërvitjet të martën.
Armstead do të jetë amerikani i katërt i natyralizuar, pasi para tij kanë luajtur edhe basketbollistët si, Justin Doellman, Scott Bamforth dhe Shaën Jones.