Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Liverpooli blindon Lallanan (Foto)

Lallana zyrtarisht vazhdon me Liverpoolin

Liverpooli ka konfirmuar se mesfushori Adam Lallana ka nënshkruar kontratën e re. 28 vjeçari deri më tani ka bërë 117 paraqitje për ekipin nga Anfield Road, duke shënuar 20 gola, që nga transferimi prej Southamptonit në qershor të 2014.

“Të nënshkruash për një klub si Liverpooli është një gjë e madhe, por për të rinënshkruash kontratën do të thotë që ke kontribuar mjaftë shumë saqë njerëzit që i marrin vendimet dëshirojnë që të qëndrosh shumë më gjatë”, tha Fillimisht Lallana.

“Jam shumë krenar për besimin që klubi ka treguar dhe në veçanti trajneri”, ka shtuar më tej Lallana.

Exit mobile version