Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë.
Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri kërkesë për “ristrukturim më urgjent dhe më masiv të mundshëm” në Qeveri.
Serbia është në tensione muajve të fundit, që nga vdekja e 15 personave në Novi-Sad nga një çati në stacionin hekurudhor. Nga ajo kohë në Serbi kanë shpërthyer protesta të vazhdueshme të studentëve në kërkim të përgjegjësisë./rel