Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Kosova refuzon projektin për gazin

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media tha se kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Gjatë dy ditëve të fundit kemi pasur takime nga korporata MCC, dhe gjatë këtyre takimeve kemi bërë edhe dizajnimin e programit të kompaktit duke bërë një përmbledhje të saj. Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik. MCC ka afate strikte. Ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë programin e alokuar dhe kompaktin për investime me risk më të ulët, por megjithatë ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të energjisë dhe krijojnë kushte për sektorin ekonomik”.

E para e zhvillimit ekonomik në Kosovë theksoi se edhe gjatë muajve në vazhdim do të punojnë në këtë drejtim për të thelluar edhe bashkëpunimin në energji.

“Gjatë muajve në vijim ne do të vazhdojmë punën tutje duke punuar më shumë në këtë drejtim”./EO

Exit mobile version