Skuadra e Ballkani ka njoftuar se trajneri Ilir Daja do të mbetet pjesë e kampionit të Kosovës edhe për dy vite tjera.
“Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, dhe qëllime dashakeqe ndaj klubit”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.