Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Këto janë masat e reja nga Qeveria, orari i lëvizjes zgjatet deri në ora 20:00

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në bazë të këtyre masave nuk është hequr kategorizimi i komunave.

Orari i lëvizjes së qytetarëve si dhe orari i veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë është zgjatur.

“Në zonën me Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, thuhet në vendimin  që e ka siguruar Telegrafi.

Po ashtu sipas këtij vendimi personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.

Vendimi hyn në fuqi më 23.12.2020, në orën 05:00 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Këto janë të gjitha masat për zonat me rrezik të lartë:

38.  Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:

38.1.   Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;

38.2.   Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç:

38.2.1.   Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

38.2.2.   Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

38.2.3.   Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit,

38.2.4.   Kompanive ndërtimore,

38.2.5.   Operatorëve që kryejnë punë publike.

38.3.   Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

38.4.   Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

38.5.   Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

38.6.   Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

38.7.   Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

38.8.   Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

38.9.   Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

38.10.               Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

38.11.               Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

38.12.               Pavarësisht pikave 38.9, 38.10 dhe 38.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

Vendimi ne link:

Exit mobile version