-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Italia lajmëron ofertën për ta organizuar Euro 2032

Federata e Futbollit të Italisë ka lajmëruar zyrtarisht se do të synojë të organizojë Euro 2032

Procesi i ofertës për të organizuar Euro 2028 dhe 2032 për kampionët e Europës pritet të fillojë më 23 mars, me afatin e fundit të projektit që do të paraqitet më 12 prill 2023. Vendimi final i UEFA-së pritet që të merret në shtator te të njëjtit vit.

Euro 2024 pritet të mbahet në Gjermani, duke e kthyer organizimin të një shtet i vetëm, pasi që Euro 2020 u mbajte në disa vende të Europës por edhe të Azisë.

Siç ka lajmëruar FIGC, federata italiane ka shprehur interesin e tyre në UEFA për ta organizuar Euro 2032, shumë përpara afatit të marsit. Italia ka organizuar në dy raste këtë garë në të kaluarën, më 1968 dhe 1980, si dhe ka organizuar katër ndeshje gjatë Euro 2020.

Deklarata po ashtu thekson qëllimin e FIGC për modernizimin e stadiumeve ekzistues apo ndërtimin e të rinjve rreth e rreth Italisë pasi të merret vendimi final i UEFA-së, në mënyrë që të sjellë kualitet dhe standard modern në to.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img