1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ZYRTARE: Ilir Daja largohet përfundimisht nga Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka ndarë zyrtarisht rrugët me trajnerin e deritashëm, Ilir Daja.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi therandas, ku përmes një postimi, bëhet e ditur se Daja ka konsideruar se “tashmë nuk ka më shumë çfarë të japë për klubin”.

Tutje, klubi ka bërë të ditur se do ta bëjë zgjidhjen e duhur për ta gjetur pasuesin e tij, duke shtuar se objektivat do të mbeten të njëjta, të cilat janë trofetë.

Ndryshe, Daja fitoi plot 6 trofe në periudhën prej 2 vite e gjysmë me Ballkanin, përfshirë këtu 3 tituj kampioni, dy superkupa dhe një kupë.

Njoftimi i plotë:

Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo  trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img